VIDEO/ Përplasje pranë selisë së PD-së, Noka dhe Këlliçi përballen me dy policë civilë

20 Shkurt 2026 | 22:01

Një përplasje u regjistrua pranë selisë së Partisë Demokratike ku deputetët e PD-së, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi u konfrontuan me dy persona që dyshohet se ishin efektivë policie të veshur civil.

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të protestës së opozitës. Situata u tensionua për disa minuta, ndërsa në vendngjarje ndërhynë forca të tjera policore, të cilat bënë të mundur shuarjen e përplasjes dhe normalizimin e situatës.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se dhjetëra forca policie ndodhen jashtë selisë së PD-së me qëllim arrestimin e kryetarëve të degëve të partisë.

Sipas tij, arrestimet po kryhen nga persona të veshur civil dhe deri më tani janë ndaluar rreth 40 protestues.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë. Marshim në rrugët e Tiranës

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë mbajtën fjalimet e...
20:02 | 17/07/2026

Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet

Andy Burnham është zgjedhur zyrtarisht lideri i ri i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, pasi ishte kandidati i vetëm që përmbushi kriteret e garës...
15:50 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026