Përplasje Putin-Erdogan, gazetari: Pse e anuloi presidenti rus vizitën në Ankara

12 Shkurt 2024 | 12:15

Presidenti rus Vladimir Putin ka shtyrë sërish vizitën zyrtare  në Turqi e planifikuar për këtë javë.

Sipas mediave arsyeja kryesore janë zhvillimet e brendshme, sikundër zgjedhjet presidenciale në Rusi por edhe zgjedhjet lokale ne Turqi.

Disa burime në fillim të këtij muaji sugjeruan se Putin ishte planifikuar të vizitonte Ankaranë më 12 shkurt, që do të ishte udhëtimi i tij i parë në një shtet të NATO-s  që nga viti 2020.

Sokol Brahja, gazetar në Izmir tha në një intervistë për Euronews Albania se arsyeja e vizitës së paralajmëruar prej kohësh nga lideri rus ishte të konfirmonte mbështetjen e Ankarasë për zbatimin e marrëveshjes së Bosforit.

Ai u shpreh se marrëveshjen e fundit e Turqisë me SHBA për blerjen e avionëve ushtarakë, Rusia e ka parë si një akt kundër saj.

“Pika kryesore e takimit ka qenë nëse marrëveshja e Montrës për ngushticën e Bosforit a është ende në fuqi, a do të jetë më shumë e kontrolluar nga Rusia apo nga Amerika. Tashmë Turqia ka blerë 46 avionë nga SHBA. Këto Rusia i sheh si një predhë kundër saj, që Rusia të mos kontrollojë ngushticën e Bosforit. Në mediat turke flitet se arsyeja e anulimit të kësaj vizite është mosdhënia e dritës jeshile për Rusinë nga Turqia për të kaluar në Detin e Zi nga ngushtica e Bosforit”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026