Përplasjet në Parlament, Saraçi: T’i vihet kyçi, po pengohet rruga e opozitës

17 Janar 2024 | 21:43

Gazetari Romir Saraçi është shprehur se Parlamenti në Shqipëri e ka humbur funksionalitetin dhe duhet t’i vendoset kyçi.

Komentet Saraçi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se nuk ka një rrugë të kryedemokratit Lulzim Basha dhe grupit të tij për të bërë opozitë, por sipas tij, ata po pengojnë rrugën e opozitës.

Ai shtoi gjithashtu se përplasjet e sotme në Komisionin e Medias ishin të provokuara ngga grupi i Bashës.

“Skenat e tilla nuk janë të mira dhe nuk duhet të ndodhin. Parlamenti ka mbaruar punë dhe i duhet vënë kyçi. Të paktën unë kështu mendoj. Anoi më shumë te pjesa e provokimit sesa te pjesa e skenës.

Nëse kjo skenë do ndodhte ditën e parë apo të dytë të Kuvendit, kur opozita nisi aksionin e saj për bllokimin e punimeve parlamentare, do ishte e mirëkuptueshme që hajde i mori vrulli dhe u përplasën me njëri-tjetrin.

Por kur kemi disa muaj që opozita e ka deklaruar aksionin e saj bllokues për mosrespektimin e këtyre të drejtave Kushtetuese që ata i pretendojnë, ne nuk kemi një rrugë të Bashës dhe grupit të tij për të bërë opozitë, por kemi pengimin e rrugës së opozitës për të bërë opozitë”, tha Saraçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026