Personat me aftësi ndryshe në Kosovë kërkojnë barazi në punësim

29 Mars 2022 | 15:52

Anita Shabani ka studiuar ne fakultetin e edukimit. Dëshira e saj ka qenë gjithmonë të punojë si mësuese.

Pas përfundimit të studimeve, pavarësisht përpjekjeve, kjo dëshirë nuk iu realizua për shkak se është person me aftësi ndryshe.

“Kam provuar, si në sektorin privat ashtu edhe në sektorin publik. Arsyeja që më kanë dhënë, shumica e drejtorëve, zëvendësdrejtorëve ose organeve tjera drejtuese, më kanë thënë që nuk do të kem nxënës në klasë për shkak të aftësisë së kufizuar që e kam”, thotë Shabani.

Ajo thotë se e ka dëshmuar që problemi i saj fizik nuk i ka penguar kurrë…

“në të vetmin rast që kam provuar është kur e kam mbajtur praktikën. Aty e kam parë që nxënësve nuk iu ka penguar. Përkundrazi, më kanë ndihmuar shumë”, shprehet ajo.

I papunë është edhe Agon Caka, i cili ka kryer një shkollë profesionale.

Ai thotë se ka provuar të gjejë punë përmes entit të punësimit, por nuk ka pasur sukses.

“jam lajmëruar me vite, rregullisht. Nuk ka funksionuar asgjë. Vetëm disa trajnime që i kam kryer përmes entit. Jam aftësuar për punë në administratë”, shprehet ai.

Afrim Maliqi, drejtori i Handikos, organizatë mbështetëse për këtë kategori, tregon pse punësimi i tyre është kaq i vështirë.

“Janë tre shkaktatrë të cilët i përjashtojnë personat me aftësi të kufizuara nga shoqëria, E para është paragjykimet që shkaktojnë komplekse dhe izolim te personat me aftësi të kufizuara, të cilat fatkeqësisht ekzistojnë ende. Jo në masën sa kanë qenë përpara, por ende ekzistojnë. E dyta është infrastruktura apo qasja. Dhe e treta është legjislacioni i cili nuk i merr në konsideratë të drejtën e personave me aftësi të kufizuara”, thotë ai.

Ai shton se edhe pse ekziston ligji dhe udhëzimi administrativ për punësim dhe vlerësim, deri tani nuk janë zbatuar.

“Çdo person me aftësi të kufizuara aplikon për punë, vlerësohet për çfarë profili dhe çfarë pune mund të kërkojë dhe e merr një dokument se ai person është me këtë kufizim dhe mund ta kryej këtë punë”, shprehet ai.

Ditë më parë, kryeministri Kurti u dha shpresë me zotimet e tij duke premtuar se përmes një udhëzimi administrativ, gjatë vitit 2022 të poltësohet kuota e punësimit të presonave me aftësi të kufizuara.

Kjo kategori pret që deklarata e kryeministrit mos të mbetet vetëm fjalë.

Ky vit në Kosovë është shpallur si viti i personave me aftësi të veçanta, me premtimin nga Qeveria se do të bëhet më shumë që ata mos të ndihen të përjashtuar në shoqëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026