Peskov: Deklaratat e fundit të Trump për Ukrainën, në përputhje me vizionin e Moskës
Kremlini të mërkurën është shprehur se deklaratat e fundit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump janë në përputhje vizionin e tyre. Trump në një intervistë tha se Rusia gjithmonë ka pasur avantazhin ushtarak në frontin e Ukrainës.
“Në shumë mënyra, deklaratat e Trump në lidhje me pranimin e Ukrainës në NATO, në lidhje me territoret, në lidhje me faktin se Ukraina po humbet terren janë në përputhje me kuptimin tonë. Në shumë mënyra, Presidenti Trump iu afrua shkaqeve të thella të konfliktit ”, u tha gazetarëve zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.
Sipas Peskov, intervista e Trump është shumë e rëndësishme. Trump argumentoi se Rusia për shkak se është shumë më e madhe dhe më e fuqishme se Ukraina, përfiton nga një pozicion negociues superior në bisedimet që synojnë t’i japin fund luftimeve.
Udhëheqësi amerikan beson gjithashtu se Ukraina, e cila ka humbur shumë territor pas ofensivës në shkallë të gjerë ruse që filloi në vitin 2022, duhet të mbajë zgjedhje , duke akuzuar Kievin se po përdor luftën për t’i shmangur ato.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është përgjigjur duke thënë se është gati të mbajë zgjedhje presidenciale me kusht që aleatët e tij të mund të garantojnë sigurinë e votimit, ndërsa bombardimet ruse vazhdojnë çdo ditë në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 15 vjeç
Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 15 vjeç
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)