Peticion online për orët e shkurtuara, gazetarja Keta: Viti tretë që nuk bëhet mësim
Esmeralda Keta, gazetare dhe nënë e dy fëmijëve ngriti shqetësimin në Euronews Albania për zhvillimin e orëve 25 minuta në shkollën “Emin Duraku”.
Ajo tha se ky është viti i tretë radhazi që fëmijët nuk bëjnë mësim pasi një lëndë 25 minuta nuk mund të zhvillohet si duhet.
“Unë nuk e kuptoj pse klasat vazhdojnë të ndahen kur çdo lloj aktiviteti tjetër është i lirshëm. Kur grumbullimet vazhdojnë pafund atëherë pse klasat vazhdojnë të ndahen?” – tha Keta.
Gazetarja ka nënshkruar një peticion online për shmangien e mësimit me orë kaq të shkurtuara sepse sipas saj është jo vetëm shumë lodhje por nuk është as funksionale.
Tani që kemi një panoramë më të qartë të asaj që po ndodh dhe kur mësuesit janë vaksinuar, tha Esmeralda Keta, duhen marrë masa për normalizimin e situatës.
“Ministria e Arsimit e nisi mbrapsht edhe këtë vit shkollor. Menduam që dy vitet e para do kishim nxjerrë një mësim, do kishim marrë një eksperiencë, por ky vit i tretë tregoi që nuk kemi mësuar asgjë,” – përfundoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit