Petkoviç: Formimi i Asosacionit, domosdoshmëri dhe kusht për mbijetesën e serbëve

26 Janar 2023 | 20:24

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën Petar Petkoviç deklaroi se formimi i Asosacionit është domosdoshmëri dhe kusht për mbijetesën e popullsisë serbe.

Petrkoviç u shpreh se argumenti më i fortë në favor të kësaj, është dhuna e regjimit të Prishtinës, me në krye Albin Kurtin, shkruan N1.

Sipas tij, problemi mund të zgjidhet vetëm duke ndryshuar rrënjësisht qëndrimin e Prishtinës ndaj dialogut dhe marrëveshjeve të arritura.

“Nuk mund të ketë argumente kundër Bashkimit të Komunave Serbe, sidomos jo në kohën kur serbët dhe fëmijët e tyre sulmohen dhe qëllohen pothuajse çdo ditë, e sidomos jo nga një njeri që është frymëzuesi dhe ideologu kryesor i asaj dhune” theksoi Petkoviç.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026