Petkoviç: Protestat në Kosovë, dëshmi se Serbia ka ruajtur interesat e saj
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç thotë se protestat që po zhvillohen ditët e fundit në Kosovë, janë dëshmi se Serbia luftoi për të ruajtur interesat jetike të saj.
Petkoviç deklaroi se Vuçiç nuk ka nënshkruar asgjë në Ohër dhe as nuk është zotuar verbalisht për ndonjë gjë që mund të ketë pasoja për Serbinë.
“Situata e ndezur politike në Kosovë është treguesi më i mirë se sa kemi luftuar për të ruajtur interesat jetike në Ohër dhe më parë në bisedimet në Bruksel”, theksoi ai.
Sipas tij, e gjithë kjo është një tregues dhe shenjë e qartë se Beogradi dhe populli serb janë në rrugën e duhur kur është fjala për marrëdhëniet me Kosovën.
“Bisedimet në Ohër kanë zgjatur më shumë se 12 orë, ju uleni me orë të tëra nën presion, 12 herë gjatë ditës ndryshon përmbajtja e aneksit që duhet të miratohet, pastaj arrini në pikën që nuk ka marrëveshje, kështu që Bashkimi Evropian ju kthen, sepse as vetë ai nuk dëshiron të largohet nga vilën në Ohër pa marrëveshje”, shtoi Petkoviç.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë