Philipp Plein vjen në Shqipëri, prezanton projektin luksoz në qendër të Tiranës

16 Mars 2025 | 17:04

The Plein Hotel, marka e njohur e stilistit me famë botërore Philipp Plein, e përuruar vetëm pak muaj më parë në Milano, ka zgjedhur Tiranën si qytetin e parë për t’u zgjeruar jashtë Italisë.

Grupi Plein ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje ekskluzive me kompaninë shqiptare që operon në fushën e pronave të patundshme, X One shpk, e drejtuar nga Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj. Përmes një spektakli unik, Grupi Plein dhe X One prezantuan sot këtë bashkëpunim të ri që premton sukses.

“Mund të them se është edhe më emocionuese të shohim se çfarë do të ndodhë në 5 vitet e ardhshme. Ajo që mund të them është se niveli i jetës së natës dhe argëtimit në Shqipëri do të rrisë standartet. Mund të them se duhet të prisni të papriturën”,-tha Philipp Plein.

Struktura luksoze Grand Park Skyline, që përfshin 3 kulla (dy rezidenciale dhe një hotel), është projekti më i ri në kryeqytetin shqiptar, i cili do të ndryshojë horizontin e Tiranës, duke krijuar një hapësirë të jashtëzakonshme luksi, mode dhe argëtimi, duke e transformuar atë në një destinacion ekskluziv.

“Është hera e parë që stilisti me famë botërore, Philipp Plein, vjen në Shqipëri, jo për vizitë, por për një projekt që është shumë unik”,-u shpreh Ylli Ujka.

“Kjo është një ditë shumë e veçantë, sepse keni nderin të kemi brendin Philipp Plein në projektin tonë”,-tha Çesk Ivanaj.

Kullat e projektuara përfshijnë një hotel me 5 yje, të menduar për një klientelë të zgjedhur. Në brendësi të kompleksit do të jetë edhe një lokal brand me emrin Philipp’s, një restorant japonez “Sukaru Ba” dhe një klub ekskluziv “Crystal Beach”, të gjitha sipas modelit të testuar tashmë me sukses nga The Plein Hotel i Milanos.

Për Grupin Plein, kjo marrëveshje përfaqëson një tjetër gur themeli në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të markës Philipp Plein dhe të pikave të saj të hotelerisë, teksa konsolidon edhe pozicionin e X One si lider në fushën e hotelerisë së luksit në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026