English

Piastri arrin fitoren e 1’rë në karrierë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

115 gara për fitoren e 1’rë në karrierë, të dytën për Mclaren në garën e 13’të sezonale në Hungari, që u transmetua në Euronews Albania dhe IN radio. Oscar Piastri u bë piloti I 7’të që fiton një garë në botërorin e Formula 1 pas vendimit të skuadrës që Norris ti kthente kryesimin në dramën hungareze. Gjithcka pas strategjisë së pit stop’eve të menaxhuar nga Andrea Stella dhe mirëkuptuar nga britaniku që nuk krijoi asnjë çështje kur u pyet në përfundim të garës.

- Advertisement -

Pas startit ku binomi portokalli u vendos në krye dhe Red Bull i Max Verstappen u detyrua të kthente pozicionin që fitoi pasi doli nga pista në kthesën e 1’rë, kryesimi ishte një art më të vete. Mirëpo në ndërrimin e dytë të gomave kur Norris u fut më herët për të mbajtur pas Lewis Hamilton, britaniku i Mclaren kaloi edhe Piastrin.

Kjo bëri që skuadra ti kërkonte kthimin e pozicionit shokut të skuadrës që ndodhi në xhiron e 68’të kur  Norris ngadalësoi duke lejuar Piastri’n të kalonte. Në këtë mënyrë 23 vjeçari fitoi me një diferencë prej 2” nga Norris. Ndërsa Lewis Hamilton plotësoi podiumin me vendin e 3’të për Mercedes pas një dueli të gjatë dhe kontaktit me Max Verstappen.

Charles Leclerc u rendit në vendin e 4’t për Ferrari’n ndërsa Verstappen që u rendit i 5’ti është nën hetim nga steward’t për incidentin me Hamilton. Carlos Sainz e mbylli në vendin e 6’të përpara Red Bull dhe Sergio Perez që hyri në zonën e pikëve pas startit në vendin e 16’të. George Russell u kthye në zonën e pikëve pas nisjes nga vendi i 17’të dhe përfundimit në të 8’in. Ndërsa Yuki Tsunoda dhe Lance Stroll kompletuan 10 vendet e 1’ra. Ky është klasfikimi pas Çmimit të Madh të Hungarisë që u transmetua në Euronews Albania dhe IN radio:

Klasifikimi për pilotë:

  1. Max Verstappen – 265 pikë
  2. Lando Norris – 189
  3. Charles Leclerc – 162
  4. Carlos Sainz – 154
  5. Oscar Piastri – 149
  6. Lewis Hamilton – 125
  7. Sergio Perez – 124
  8. George Russell – 116
  9. Fernando Alonso – 45
  10. Lance Stroll – 24

Klasifikimi për konstruktorë

  1. Red Bull – 389 pikë
  2. McLaren – 338
  3. Ferrari – 322
  4. Mercedes – 241
  5. Aston Martin – 69
  6. RB – 33
  7. Haas – 27
  8. Alpine – 9
  9. Williams – 4
  10. Sauber – 0

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?