Oscar Piastri arriti fitoren e 1’rë në “Azerbaijan Grand Prix” që u transmetua në Euronews Albania dhe IN Radio. Ai parakaloi dhe më pas i rezistoi rivalit Charles Leclerc për fitoren e dytë në karrierë. Një garë e gjatë ajo në Baku plot duele dhe kaos në fund kur Sergio Perez dhe Carlos Sainz u përplasën në përpjekje për marrjen e vendit të 3’të. Piastri dueloi me Leclerc në xhirot e para por e parakaloi pas të vetmes ndalesë në bokse. Ndërsa Perez dhe më pas Sainz iu bashkuan të dyve duke krijuar një kuartet duelues për shumë xhiro rradhazi.
Ishte Piastri që meritoi fitoren pas mbrojtjes mjeshtërore që i bëri kreut në një mori tentativash parakalimi të Leclerc që u detyrua të pranonte vendin e dytë pas konsumimit të gomave që e vuri në vështirësi Ferrari’n nga sulmi i Perez dhe pas tij Sainz. Drama u shfaq në xhiron e parafundit kur pasi dështoi të parakalonte Leclerc e la Perez edhe pas spanjollit Sainz – me të cilin u përplas mes kthesave 2 dhe 3. Gara u përfundua në regjimin e “Virtual Safety Car” dhe Piastri e quajti “pasditen më stresuese të jetës së tij” , në Formula 1 sigurisht.
Një sukses që e ndihmoi McLaren të merrte kryesimin e klasifikimit të konstrutorëve. Pas Piastri’t dhe Leclerc, shfaqet përfituesi më i madh nga incidenti Perez vs Sainz, George Russell që e konsideroi podium’in një dhuratë për Mercedes. Ndërkohë me një strategji alternative, Lando Norris që u nis nga vendi i 15’të, parakaloi rivalin Max Verstappen për vendin e 4’t në xhirot e fundit të garës.
Fernando Alonso pati një pasdite të qetë në bordin e Aston Martin, duke ju gëzuar një vendi të 6’të në fund ndërsa Alex Albon dhe Franco Colapinto, pas një sesioni të suksesshëm provash zyrtare, e ndihmuan Williams të kthehet me pikë të arta në selinë në Grove. Edhe Lewis Hamilton përfundoi në zonën e pikëve pas një starti nga pit lane për shkak të ndërhyrjeve në motorrin Mercedes. Haas duhet të jetë krenare për garën e Ollie Bearman që impresionoi me klasifikimin në zonën e pikëve duke lënë pas gjermanin Nico Hulkenberg.
LEXONI GJITHASHTU:
- Juristi skanon formulën: Ja si do ndahen mandatet e deputetëve nëpër qarqe
- Monza, Tempulli i Shpejtësisë në Formula 1