Juristi skanon formulën: Ja si do ndahen mandatet e deputetëve nëpër qarqe

25 Korrik 2024 | 22:01

Juristi Jordan Daci ka shpjeguar në Euronews Now me Erla Mëhillin efektin që ka formula e re e listave zgjedhore për ndarjen e mandateve nëpër qarqe.

Sipas arsyetimit të tij, ndarja e listës në dy pjesë, ku 1/3 i takon e mbyllur, bëhet e tillë dhe ka efekt në nivel qarku dhe jo brenda vetë listës së partisë.

“Nqs ne themi që një e treta është e mbyllur do të thotë që është në nivel qarku e mbyllur, jo në nivekl partie. Pra si do ndodhë në raste kur ka qarqe me pak mandate. Si do ndahet kjo lista e mbyllur mes partive. Për mua lista më iudeale do ishte një listë e plotë e të gjithëve, ku në vendin e parë renditen ata të parët, por me një kusht. Që një e terta e listës së mbyllur t’i takojë partisë sepse në qarqet me pak mandate i bie të mos ketë asnjë kandidat të ardhur nga lista e hapur.”-tha juristi.

Sipas Dacit, me këtë formulë të aplikuar në qarqet me pak mandate do ndodhë që secila parti do të marrë nga një mandat nëse fitojnë 30% të votave për qark dhe nuk do ketë hapësirë për kandidatët që i takojnë listës ku zë vend vota preferenciale.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026