Piktori Nazmi Hoxha: Kryeministrin Rama e kam mik, e prisja pensionin e posaçëm
Piktori Nazmi Hoxha ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në një intervistë për “Good Morning Albanians” për të folur rreth pensionit të posaçëm për artistët, nga i cili ai është përfitues. Bëhet fjalë për një pension i cili do t’u jepet figurave të spikatura në vend dhe që është 10 herë më shumë se pensioni social.
Nazmi Hoxha i cili jeton dhe punon së bashku me familjen në New York, tha se është ndier shumë i vlerësuar nga ky vendim i qeverisë, ndërsa theksoi se e priste një gjë të tillë nga kryeministri Rama, i cili është një artist dhe artdashës edhe vetë. Ai madje theksoi se personalisht ka njohje të hershme me kryeministrin dhe se miqësia e tyre ka qenë e ngushtë sa
“Kisha besim pasi kryeministri është mik i imi i vjetër dhe koleg njëkohësisht. Ai më njeh prej vitesh. Ne kemi pasur marrëdhënie të veçanta me artin që bëhej në atë kohë. Ishte një drejtim i kundërt me realizmin socialist. Kryeministri e bëri të veten. Dashurisë për artin, është fakt kur e ke kryeministrin artist. Unë nuk e kam shumë problem këtë punë. Ai punën time e njeh mirë, jetën time e njeh me detaje. Unë e shkruajta biografinë time, por ai e di shumë mirë. Ne kemi qenë 3-4 shokë të ngushtë si vëllezë3r dhe i njohim shumë mirë këto detaje”,-tha piktori Nazmi Hoxha.
Kujtojmë se pensioni i posaçëm i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend, është bërë sa dhjetëfishi i pensionit social.
“Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”, thuhet në vendim e publikuar në fletoren zyrtare të datës 3 janar 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha