Pilotë & skuadra, brilantë në Budapest

23 Korrik 2024 | 18:54

Oscar Piastri fitoi garën e 1’rë në tentativën e 35t’ë – në një pasdite tensionuse për australianin që priti shokun e skuadrës ti kthente kryesimin që e humbi për shkak të strategjisë së pit stop’ve. Ndërkohë që McLaren arriti rezultatin më të mirë nga Monza në vitin 2021, të tjerë patën një fundjavë pozitive në Budapest. Në vazhdim ata që bindën në “Hungarian Grand Prix”…


Oscar Piastri – Në Budapest bëri lëvizjen e shkëlqyer që i dha kryesimin dhë në fund i siguroi të parën fitore në karrierë. 23 vjeçari australian, është i 1’ri fitues që ka lindur në shekullin e 21, australiani i 5’të që triumfon në F1 dhe i 115’ti pilot në histori që fiton një “Grand Prix”. Në Hungari arriti të 3’in podium në 6 gara dhe të 2’in vend të 2’të në 3 eventet e fundit. Tani është 5 pikë pas Carlos Sainz në klasifikimin e pilotëve.


McLaren – Mund të ketë patur tension në bokse për shkak të kërkesës ndaj Norris që ti kthente kryesimin Piastri’t por në largim nga Budapesti, ata marrin me vete ndjesinë e kënaqësisë së shndërrimit të rradhës së parë në nisje në një fitore të dyfishtë, në më shumë se një dekadë. Skuadra angleze përfundoi të 49’ën garë me pilotët në 2 vendet e para, për të 1’ën herë në 14 vitet e fundit dhe duke u ngjitur në podium për të 9’in event rradhazi. Ata lanë pas Ferrari’n në klasifikimin e konstruktorëve ku kanë 51 pikë më pak se Red Bull.

Lewis Hamilton – ka rigjetur edhe një herë dashurinë për Formula 1. Shtatë herë Kampioni i Botës që u rikthye te fitoret pas vitit 2021, dy javë më parë në Silverstone, zhvilloi një garë të shkëlqyer duke u renditur i 3’ti në Hungaroring. Ai u bë piloti i 1’rë në histori që arrin 200 podiume në karrierë, 45 më shumë se Michael Schumacher i vendit të 2’të. Ndërsa ishte podiumi i 12’të në Hungari. Gjithashtu përfundoi mes 3 të parëve në dy gara rradhazi për të 1’ën herë pas Spanjës dhe Kanadsë, një vit më parë. Rezultat që e ngjit sipër George Russell dhe Sergio Perez në klasifikimin e pilotëve.


Yuki Tsunoda – la pas një përplasje në Provat Zyrtare duke shpërblyer punën e mundimshme të mekanikëve për rindërtimin e makinës që u rendit në vendin e 9’të. Piloti japonez ishte i vetmi që kreu një ndërrim gomash duke përfunduar për të dytën garë rradhazi dhe të 7’n herë këtë sezon në zonën e pikëve. Pikë që ndihmuan RB të forcojë kryesimin ndaj Haas në klasifikimin e konstruktorëve.


Lando Norris – një britanik i zhgënjyer nga kërkesa për lënien e kreut që i hoqi 7 pikë thelbësore në luftën për titullin e pilotëve – por në lojën e skuadrës, kredencialet e tij u përmirësuan ndjeshëm. Vendi i 2’të ishte podium i 4’t në 5 garat e fundit – dhe tashmë pret ndihmën e Piastri’t pas pushimeve në betejën për titull me kampionin në fuqi Verstappen. McLaren që po funksionon si një trup i vetëm është mënyra më e mirë për të triumfuar ndaj Verstappen dhe Red Bull në klasifikimin për pilotë dhe konstruktorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024