Piloti i parë kinez në F1, Guanyu Zhou garon për ‘Alfa Romeo’
Guanyu Zhou është piloti i parë kinez i Formula 1, pas nënshkrimit të kontratës për të garuar me ‘Alfa Romeo’ vitin e ardhshëm.
Skuderia italiane e cilësoi Zhou, aktualisht pilot i Formula 2, një element që do të shkruajë një faqe të re në historinë moto-sportive të vendit të tij.
Zhou, 22 vjeç, do të jetë partner i Valtteri Bottas. Ai do të zëvendësojë Antonio Giovinazzi, që ka garuar për “Alfa Romeo” që prej vitit 2019, por që nuk do të jetë më në radhët e Formula 1 vitin e ardhshëm.
“Kam ëndërruar që i vogël të ecja sa më përpara në këtë sport pas të cilit jam apasionuar dhe tani kjo ëndërr është bërë realitet”, deklaron Zhou.
Ai shprehet se ndihet i përgatitur për sfidën e madhe që e pret në Formula 1, përkrah një talenti të sprovuar si Valtteri Bottas.
Zhou ka qenë pjesë e akademisë së pilotëve të ‘Ferrari-t’ në periudhën 2014-2018 dhe u zhvendos për të garuar për ‘Renault’ në vitin 2019. Ai ka qenë një pilot në provë për skuderinë franceze në dy vitet e fundit.
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet