Pipero: Po shtohen kërkesat e të rinjve për t’u specializuar si mjekë infeksionistë
Pëllumb Pipero thotë se këtë vit është shtuar kërkesa nga të rinjtë për t’u specializuar si mjekë infeksionistë.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Pipero u shpreh se COVID-i, krahas problemeve, solli edhe një eksperiencë të re për mjekët.
“Kjo është e vërtetë. Ndryshe nga çdo vit tjetër, në programin e sëmundjeve infektive, nëse çdo vit mezi vinin 6 apo 7, këtë vit na kanë ardhur mbi 20 specializantë, për t’u bërë infeksionistë. Ky është vërtet lajm. COVID-i, krahas shumë problemeve të këqija, së pari, ne morëm një eksperiencë të re.
Së dyti, vendi di si t’i përgjigjet një sfide të tillë shëndetësore nesër. Së treti, sëmundjet infektive të këtij vendi, u bënë me spital modern. Së katërti, auditoret tona janë me më shumë mjekë për t’u specializuar për sëmundjet infektive. Së fundmi, ne mjekët infeksionistë kemi për çfarë të bëhemi krenar pas sfidës me COVID-19”, theksoi ai.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë