PISA “ndëshkon” mësuesit. Mehmeti: Rivlerësimi demotivon, do gjenden para trysnisë
Ministria e Arsimit do të kalojë në ritestim të gjithë mësuesit për shkak të rezultateve të dobëta në Testin e Pisës. Por ekspertët thonë se ky vendim do të demotivoj mësimdhënësit dhe nuk do të rrisë cilësinë e mësimit në shkolla.
“Rivlerësim të mësuesve”, kështu u shpreh ministria e arsimit, Ogreta Manasitrliu, si një ndër masat që do merren për rezultatet e dobëta të nxënësve shqiptarë në testin e Pisës. Rreth 4000 mësues do të kalojë në sitën e kontrollit, për aftësitë e tyre.
“Kush e ka fajin që mësuesit janë të papërgatitur? Pse nuk u morën masa për të trajnuar? kemi keqfinancim, keqmenaxhim, mësuesit marrin më pak se sanitaret, është e turpshme ta thuash, 47 mije lekë merr mësuesi, nuk ka motivim, demotivon mësuesin, do gjendet para një trysnie dhe do thonë nuk hap goje as për rogë për asgjë, mjafton të kalojë testimin radhës. do rrinë si mbi gjëma”-tha eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti.
Rënia e rezultateve mësimore të 15-vjeçarëve të Shqipërisë në “PISA 2022”, tregoi se niveli arsimor në vend ka bërë hapa pas dy dekada. Një ndër shkaqet është ndryshimi i kurrikulës, rezultat që u vu re dhe në rezultat e maturës shtetërore. Sipas ekspertit, edhe këtë vit priten të jenë të njëjta rezultate.
“Në mos më keq, një fshat i Mirditës nuk mund të jetë më mirë se Tirana, nuk krahason dot një shkollë që ka 80 maturante me 800 maturante. Ka interes analiza, por qasja që ke ndaj problemit. duhet të thonë u nisëm për mirë na doli keq hajde mblidhemi e rregullojmë reformat në arsim sjellin ndryshim por nuk i bie më ne një sëpatë nxënësit nuk dinte të bëjnë një ese”,-tha Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit.
Sipas Mehmetit, marrja e ekspertëve të huaj, për të bërë një rivlerësim, do të dështojnë pasi ai nuk është i njohur me sistemin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës