Pjesë e bandës së rrezikshme që nuk i ndaloi policisë, lihet në burg Denis Karafili

25 Shkurt 2023 | 19:12

Gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Denis Karafilit. Ndërkohë që gjatë seancës së mbajtur këtë të shtunë organi akuzës ka kërkuar për masë më të butë siguria atë të “Detyrim paraqitjes”.

Karafili ishte i vetmi i ndaluar gjatë aksionit të policisë dhe FNSH-së, të zhvilluar mbrëmjen e së  mërkurës në Vlorë.

Ende në kërkim mbeten Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj.

Grupi i Hajrullës, u pikasën nga policia në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, Denis Karafili, i cili ishte drejtuesi i mjetit, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Mjeti tip ‘Toyota’ i drejtuar nga Karafili sipas pretendimit të policisë , është larguar me shpejtësi nga vendngjarja por është ndaluar më pas. Policia arriti të kapë 29-vjeçarin dhe shpalli në kërkim 4 të tjerët.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi në banesën e Olsi Koçelit dhe në biznesin e Denis Karafilit, veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, fishekë dhe sende të tjera, që i shërbenin veprimtarisë së grupit kriminal ku këta persona bënin pjesë.

Në gjykatë mbrojtja e 29-vjeçarit ka pretenduar se ai nuk ka qënë pjesë e përplasjes së të rinjve me policinë.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026