Pjesë e grupit të prostitucionit të “Lorelës”, 15-vjeçarja: Pashë që po bënin para
Policia greke goditi javën e shkuar një rrjet prostitucioni me të mitura, ku rol kyç në veprimtarinë e paligjshme kishte 31-vjeçarja shqiptare e quajtur, Lorela Kapaj 31 vjeçe.
Sipas mediave greke dyshohet se 31-vjeçarja shqiptare lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. Teksa në pranga kanë përfunduar 4 persona, si tutorë në rrjetin kriminal, mediat greke kanë publikuar dhe dëshminë e një vajzë 15-vjeçe e cila kishte rënë pre e rrjetit.
15-vjeçarja ka treguar në një intervistë televizive atë që ka përjetuar dhe si e joshën paratë t’i bashkohej grupit.
“Unë nuk i njihja këta persona, mësova nga 17-vjeçarja, të cilën e njihja që në moshën 14-vjeçare. “Pashë që po bënin para dhe u emocionova. Po merrja 100-150 euro. E bëra për dy javë”, tha ajo.
Ishte 31-vjeçarja shqiptare Lorela, ajo e cila dyshohet se në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore 15-vjeçaren dhe e ndihmonte të gjente “klientë” për t’i marrë më pas një pjesë të fitimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar