Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision, të enjten merret vendimi
Eurovision do të përballet me një moment vendimtar të enjten pasi anëtarët e organit organizues të eventit do të votojnë nëse Izraeli mund të marrë pjesë në vitin 2026 pasi disa vende kanë kërcënuar se do të tërhiqen nëse nuk përjashtohet për shkak të luftës në Gaza.
Anëtarët e Unionit Evropian të Transmetimeve do të takohen për të diskutuar rregullat e reja të hartuara për të parandaluar qeveritë dhe palët e treta nga promovimi disproporcional i këngëve me qëllim ndikimin e votuesve, pas polemikave që shpërthyen këtë vit për vendin e dytë të Izraelit.
Nëse anëtarët nuk janë të bindur se rregullat janë të mjaftueshme, do të mbahet një votim për pjesëmarrjen.
Transmetuesit publikë të Sllovenisë, Irlandës, Spanjës dhe Holandës kanë kërcënuar të bojkotojnë eventin, e cila është planifikuar të mbahet në maj në Austri, nëse Izraelit i lejohet të marrë pjesë.
“Shpresojmë që paketa e masave do t’i sigurojë anëtarët se po ndërmarrim veprime vendimtare për të mbrojtur neutralitetin dhe paanshmërinë e Garës së Këngës”, thekson EBU.
Transmetuesi RTL i Luksemburgut mbështet ndryshimet e propozuara, ndërsa NRK i Norvegjisë e përshkroi mesazhin e EBU-së për ndryshime të mëdha si “shumë premtues”. Nëse një votë kundër Izraelit është e suksesshme, Gjermania ka të ngjarë të tërhiqet dhe të mos e transmetojë konkursin, tha një burim transmetuesish për Reuters.
Një burim në transmetuesin izraelit KAN i tha Reuters se beson që diskutimet rreth përjashtimit të Izraelit janë të pajustifikuara, duke siguruar që KAN përputhet plotësisht me rregullat e EBU-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë