“Plagë e Shqipërisë”, Bushati: Qeveria e opozita të ulen në tavolinë për demografinë
Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati është shprehur se problemi kryesor në vendin tonë është demografia.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati theksoi se qeveria dhe opozita përpara se të ulen në tavolinë për reformën territoriale, duhet të ulen për demografin dhe emigrimin që sipas tij sot është plaga e vendit tonë.
“Ne kemi një problem që demografia në të dyja krahët po shtrëngohet shumë shpejt, largimi dhe lindjet e ulëta. Jemi gati të vendet që kemi rritjen më të ulët të popullatës në botë, dhe ky është problem shumë i madh. Shqipëria se ka pasur këtë në vitet ’90. Ky është një diskutim shumë i madh. Çfarë ju ofrohet çifteve të reja që të prodhojnë sa më shumë fëmijë, e tjetra si mos të largohen sa më shumë. Nuk është vetëm me rritje rrogash. Në rastin e Shqipërisë kur bëhet mirë, bëhet dhe më keq. Qeveria dhe opozita përpara se të uleshin në tavolinë për reformën territorial, duhet të uleshin për demografinë dhe emigrimin, që sot është plaga e Shqipërisë”- theksoi Bushati.
Më tej ai theksoi se: Qeveria duhet ta pranojë këtë, demografia është problemi kryesor në këtë vend.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut