Plagoset me thikë 16-vjeçari në Sarandë, zbardhen detajet
Një 16-vjeçar në Sarandë është paraqitur në Urgjencë me dy plagë me thikë, një në gjoks dhe një në dorë.
Sipas burimeve mësohet se ai është sulmuar nga një 14-vjeçar pas një konflikti të momentit.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen nr.2 dhe Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për kapjen e tij dhe zbardhen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas i mitur 14-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 16-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane