Plagoset me thikë 85-vjeçari në një lokal në Berat, në kërkim autori

24 Mars 2025 | 20:50

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Berat.

85-vjeçari T.B mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital, kurse autori, 37vjeçari A.F. u largua nga vendi i ngjarjes.

Krimi ndodhi në ambientet e një lokali në lagjen “Çelepias”, të Beratit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:00, në lagjen, Çelepias, Berat, në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin T. B., 85 vjeç , i cili ndodhet në spital.

Shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Foto/ Traktori përmbyset në kanal, i riu shqiptar humb jetën në Itali

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026