Plagosi me thikë 30-vjeçarin, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij në Vlorë

12 Nëntor 2025 | 08:59

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë plagosur me thikë një 30-vjeçar. Plagosja e të riut ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.

Në pranga është vënë autori Edi Latifaj. Policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin, Andreino Lena i cili ishte i përfshirë në konflik. Policia gjatë kontrollit sekuestroi një mjet prerës thikë dhe një armë gjahu pa leje. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Vlorë/Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “24 Maji”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Si rezultat, falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: * E. L., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

* A. L., 23 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se më herët, këta dy shtetas kishin pasur një konflikt për motive të dobëta, të cilin nuk e kishin kallëzuar. Për shkak të përshkallëzimit të tij, mbrëmjen e datës 10.11.2025, shtetasi E. L. është konfliktuar fizikisht dhe me mjete prerëse me shtetasit A. L. dhe B. S., gjatë të cilit ka goditur me thikë, në pjesën e kraharorit dhe të qafës, shtetasin B. S., 30 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle në banesat e dy shtetasve të arrestuar. Në banesën e shtetasit E. L. u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje, si dhe një mjet prerës (thikë), i dyshuar si i përdorur në këtë ngjarje. Ndërsa në automjetin e shtetasit A. L., me të cilin ky i fundit ka transportuar shtetasin B. S, drejt spitalit, u gjet dhe u sekuestrua një thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026