Plagosja e 3 efektivëve në protestën e PD-së/Karamuço zbulon të pathënat e protestës

8 Shkurt 2025 | 21:39

Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës ka folur në emisionin “Review” lidhur me sigurinë e protestës së sotme nga ana e PD-së, e cila ishte paqësore krahasuar me ato protestat e mëparshme.

Karamuço e cilëson këtë mbledhje të opozitës si një miting duke e lidhur me mënyrën e organizimit të saj, nisur që nga numri i efektivëve i ulët e deri tek dëmet qoftë në njerëz apo ato materiale që kësaj here nuk ka pasur.

“E konsideroj si miting, edhe formatet janë ndryshe. Dhe numri i efektivëve nuk ishte aq i lartë sa më parë. Ata ishin të pajisur me skafandë dhe jo mbrojtëse, që do të thotë se nuk priteshin incidente sepse ka sinjalizime paraprake që merren nga inteligjenca policore.

Po ta krahasojmë me herët e tjera, ishte më paqësore nga sa pritej pasi protestat e mëparshme ishin të ndara në nyjet kryesore të kryeqytetit dhe ka pasur përplasje fizike, duke përfunduar me ndjekje penale dhe të arrestuar.

Kanë mbajtur një qëndrim korrekt jo vetëm ata që ishin pjesë e saj por dhe Policia. Ka pasur një lëvizje të panevojshme teksa janë hedhur kapsolla por kemi parë dhe këtu një ndryshim që nuk kishte më molotov, u zgjodh diçka më pak e dëmshme sesa ato që kemi parë më parë. Ka pasur 3 efektivë të lënduar por po marrin ndihmën e duhur në spital, për momentin nuk duket një gjendje serioze”, shpjegoi Ervin Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026