Plagosje me armë zjarri në Durrës, në kërkim autori 28-vjeçar
Një 40-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit i plagosur me armë zjarri.
Daniel Bushi është qëlluar gjatë orëve të natës në rrethana ende të paqarta pas një konflikti në lagjen 17 në Durrës, pranë repartit zjarrfikës të qytetit bregdetar.
Sipas deklarimeve, por edhe hetimeve të para në vendngjarje, rezulton se 40-vjeçari është plagosur me armë zjarri nga shtetasi Gabriel Peqini, 28 vjeç.
Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.
Sipas policisë, në 2016-ën i plagosuri rezulton me precedent penal, pasi është arrestuar për armë mbajtje pa leje. Agjentët e policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona