English

Gazetari zbardh përgjimet: 1 i arrestuar për kokainën në Fier fliste me një polic

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një nga personat e arrestuar për kokainën në Fier komunikonte me një polic i cili nuk ishte në dijeni për aktivitetin.

- Advertisement -

Kështu deklaroi gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati i cili iu referua dosjes hetimore.

Nga përgjimet, ai tha se të krijohet përshtypja që në atë zonë, pra në Frakull, kanë pasur siguri, ndërkohë që deri tani, Ferhati sqaroi se është zbardhur vetëm gjysma e transkriptimeve që ka arritur të sigurojë SPAK në bashkëpunim me policinë.

“Mund t’ju konfirmoj faktin se është identifikuar dhe një kolumbian i dytë, kimisti i dytë i cili do të vinte në Shqipëri. Unë disponoj emrin e tij, por për arsye sekreti hetimor nuk po e bëj me dije. Kolumbiani i dytë në fakt, rezulton të ketë udhëtuar në të njëjtën ditë me Samir Rodriguez nga Athina në drejtim të Podgoricës, por ndryshe nga kolumbiani tjetër ky shtetas nuk ka ardhur në Shqipëri,” – u shpreh gazetari.

Më 26 nëntor Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e “arrestit me burg” për 10 personat e arrestuar për 430 kilogramë kokainë të trafikuar përmes 24 toneve pleh organik artificial.

Laboratori i drogës u zbulua në banesë e ish-kryetarit të Komunës Frakull, Viktor Çervanaku në Fier.

Mësohet se 430 kilogramë kokainë që ndodheshin brenda plehut, u transportua nga Kolumbia fillimisht në portin e Pireut në Greqi, më pas në Portin e Barit në Itali, Mal të Zi dhe destinacion të fundit, Shqipërinë.

Deri më tani janë arrestuar 10 persona ku mes tyre është edhe drejtori i drejtorisë në OSHEE, Viktor Çervanaku dhe i vëllai, Zenel Çervanaku.

Të arrestuarit e tjerë, janë Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julain Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×