Kokaina në Fier, Klodiana Lala: Kanë pasur mbështetje politike dhe policore
Dosjet hetimore për 430 kilogramë kokainë të trafikuar përmes 24 toneve pleh organik artificial tregojnë se një transport droge drejt Britanisë së Madhe kishte dështuar.
Kjo ishte deklarata e gazetares Klodiana Lala në Euronews Albania.
Ajo tha se në dosje flitej për emra të mëdhenj, madje Prokuroria e Posaçme po bën verifikime për një personazh i cili sipas raportit ka urdhëruar vrasjen e një punonjësi policie.
“Nga mënyra se si flisnin, pra flisnin aq hapur në telefon sa akoma nuk ishin të ndërgjegjësuar se si një grup funksionon, sepse ata janë shumë diskret, funksionojnë me platforma të posaçme që të mos kapen nga punonjësit e policisë. Unë mendoj që kanë pasur garanci,” – u shpreh Lala.
Gazetarja deklaroi me përgjegjësi të plotë se kanë pasur mbështetje edhe politike, edhe në radhët e policisë, sepse mënyra se si ata kanë komunikuar dhe zgjedhja e Frakullit për të zhvilluar “biznesin” ju ka dhënë garancinë që nuk do të shqetësoheshin.
Më 26 nëntor Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e “arrestit me burg” për 10 personat e arrestuar për 430 kilogramë kokainë të trafikuar përmes 24 toneve pleh organik artificial.
Laboratori i drogës u zbulua në banesë e ish-kryetarit të Komunës Frakull, Viktor Çervanaku në Fier.
Mësohet se 430 kilogramë kokainë që ndodheshin brenda plehut, u transportua nga Kolumbia fillimisht në portin e Pireut në Greqi, më pas në Portin e Barit në Itali, Mal të Zi dhe destinacion të fundit, Shqipërinë.
Deri më tani janë arrestuar 10 persona ku mes tyre është edhe drejtori i drejtorisë në OSHEE, Viktor Çervanaku dhe i vëllai, Zenel Çervanaku.
Të arrestuarit e tjerë, janë Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julain Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL