Plani Franko-Gjerman/ Arifi: Ja përse Kosova përfiton nga kjo marrëveshje
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritero Arifi komentoi deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama duke thënë shqiptarët janë të parët që duhet t’i japin zë dhe ta çojnë përpara planin franko-gjerman.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se thirrja e Ramës ishte shumë e logjikshme dhe vëllazërore.
Më tej ai theksoi se plani franko-gjerman është një marrëveshje shumë e mirë, pasi de-fakto Kosova njihet si shtet i pavarur.
“Thirrje shumë e logjikshme, shtetërore dhe vëllazërore. Mos të harrojmë se para të bëhet marrëveshja franko-gjermane, Kurti ka dhënë indicie që është marrëveshje shumë e mirë. Kur e kanë pranuar qeveria e Kosovës marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohërit, ka thënë se është një marrëveshje shumë e mirë që në njëfarë mënyre de-fakto e njeh Kosovë. Vetë qeveria e Kosovës e ka lavdëruar pozicionin e saj në raport me këtë plan. Ky plan do e avancojë Kosovën në integrimet evropiane. Ky plan do i jepte argumente të fuqishme partnerëve tanë që të lobojnë për Kosovën në vendet që nuk e kanë njohur. Kosova vetëm do të fitonte nga kjo perspektivë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Ballkani i Hapur e kreu misionin, para kemi Procesin e Berlinit
- “Të detyrojmë Serbinë të pranojë planin franko-gjerman”, Rama: Kosova ka shansin
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë