“Të detyrojmë Serbinë të pranojë planin franko-gjerman”, Rama: Kosova ka shansin
Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për Euroneës Albania se shqiptarët janë të parët që duhet t’i japin zë dhe ta çojnë përpara planin franko-gjerman.
Sipas tij, Kosova ka mundësinë të shfrytëzojë mundësitë që po i jepen për ta detyruar Serbinë ta pranojë këtë plan dhe t’i hapë vetes dyert drejt njohjes dhe të ardhmes.
“Unë i kam thënë opinionet e mia dhe ajo që shumëkush ndër ata që komentojnë duke iu hakërryer apo duke iu ankuar apo duke iu shprehur ndjenja negative miqve, partnerëve, aleatëve tanë është se ndërkohë që flasim, ndryshe nga të gjitha herët e tjera në të shkuarën, Kosova ka në tryezë ofertën më të mirë të mundshme për të ardhmen e saj. Ka në tryezë planin franko-gjerman, që është Kosova në radhë të parë dhe jemi ne shqiptarët të parët të interesuarit që duhet ta shtyjmë përpara deri në fund duke këmbëngulur për tryezën, duke këmbëngulur për të shfrytëzuar këtë potencial të madh, të aleancës dhe të miqësisë me bashkësinë euroatlantike për ta detyruar Serbinë që ta pranojë planin franko-gjerman, që do të thotë praktikisht hapja përfundimtare e rrugës së të ardhmes për një Kosovë të njohur nga të gjithë dhe të ulur në ulësen e vet në Kombet e Bashkuara. Nëse harrojmë këtë atëherë hyjmë në një pyll pa spat kur i thonë dhe nuk kuptojmë më se për çfarë flasim,” – u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Ballkani i Hapur e kreu misionin, para kemi Procesin e Berlinit
- “Kryetarët në Veri si Oso Kuka”, ironizon Rama: Amerika e Europa s’kuptonka Kosovën
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë