Platforma e ministrisë së Kulturës për gjitha shfaqjet dhe festivalet e verës
Kjo verë është e mbushur me aktivitete kulturore në të gjitha qytete e vendit. Festivale të muzikës moderne dhe asaj popullore, si dhe shfaqje për të gjitha moshat mund të ndiqen në qytete të ndryshme të vendit.
Ministria e Kulturës ka publikuar së fundimi aplikacionin “Eventet turistike të Shqipërisë”, TEA. Në këtë platformë, qytetarët shqiptare, por dhe për turisët e huaj në anglisht të gjeni të dhëna për gjithë aktivitete e turizmit kulturor në Shqipëri.
Shfaqet e cirkut kanë nisur që në datën 12 në qytetin e Velipojës dhe do të vijojnë me takimin e 16 korrikut në shëtitoren kryesore të Sarandës. Artdashësit e vegjël ndoqën më 13 korrik në plazhin e Golemit shfaqen për fëmijë, e cila më pas u shfaqe dhe për publikun e Divjakës.
Javën që lamë pas, Teatri i Operas dhe Baletit zhvilloi në Durrës dhe në Shëngjin një nga shfaqet me të ndjekura të artit bashkëkohor. Në amfiteatrin e Durrësit u luajt baleti ‘Humus’, duke korrur të njëjtin sukses si në qytetet e tjera.
Në Shkodër, të pasionuarit pas muzikës Xhaz do të kenë mundësi të shijojnë këtë të diele ritmet e xhazit. ndërsa teatri eksperimental shfaqi në Shkodër, Gjirokastër dhe në Durrës dramën “Tani keni sy për të parë”.
Kjo javë është e pasur me festivale dhe koncertet si ai i Porto Palermos dhe Gjon Mili Jazz Festivale. Në aplikacionin e Ministrisë së Kulturës nuk mungojnë detajet për çdo event kulturor.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë