Plot me të rinj, publikohet fotoja brenda vagonave të trenit pak para përplasjes

3 Mars 2023 | 16:44

Mediat greke kanë publikuar pamje nga brenda trenit të udhëtarëve pak përpara përplasjes fatale që i mori jetën të paktën 57 personave.

Pamje nga vagoni numër 3 i trenit fatal IC 62 pak minuta para përplasjes së rëndë në Tempi është publikuar nga mediat greke Protothema.

Siç shihet edhe në foto, vagoni është i mbushur plot dhe pasagjerë, shumica të rinj të cilët janë ulur në vendet e tyre pa asnjë paralajmërim për tragjedinë që do të pasojë.

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, raportoi nga Greqia se 56 persona rezultojnë të zhdukur në aksidentin e ndodhur nga përplasja e trenave në afërsi të Larisas.

Sipas gazetarit, tashmë misioni i kërkim-shpëtimit është fiksuar në gjetjen e mbetje trupore apo sende personale në mënyrë që të bëhet identifikimi i viktimave.

Deri më tani sipas gazetarit të Euronews Albania rezulton se mes tyre janë edhe katër shqiptarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026