“Po bën gabim serioz”, Macron paralajmëron Putin
Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike për rreth 90 minuta me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Sipas Pallatit të Elizesë Putin pretendon se ofensiva ushtarake po shkon “sipas planit”.
Nga ana tjetër, Macron i ka thënë Putin se po “bën një gabim të madh” duke hedhur poshtë krahasimin e Putin se qeveria ukrainase është “regjim nazist”.
Presidenti francez ka shprehur shqetësimin e tij për pasojat mbi civilët, veçanërisht nga bombardimet në rrethinat e Kievit.
Macron ka paralajmëruar homologun e tij se sanksionet do ta kthejnë Rusinë në një shtet “të izoluar dhe të dobët”.
Në një dalje televizive nga Pallati Elizesë mbrëmjen e së martës, Macron ka dënuar Rusinë dhe “gënjeshtrën” e saj se po lufton nazizmin në Ukrainë.
“Lufta nuk i përket më vetëm librave të historisë: Është aty, përpara syve tanë”.
LEXONI GJITHASHTU
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?