“Po dhunojnë qytetarët”, deputetët e PD përplasen fizikisht me policinë

26 Nëntor 2024 | 17:15

Ka nisur me përplasje protesta e Partisë Demokratike dhe opozitës pasditen e së martës në Tiranë.

Tensione ka pasur në zonën e Zogut të Zi dhe te Pallati me shigjeta ku protestuesit janë përplasur me policinë që u ka kërkuar të mos bllokojnë qarkullim e automjeteve.

Në zonën e Pallatit me Shigjeta, deputetët Luçjano Boçi, Klevis Balliu Elda Hoti janë përplasur me policinë duke i kërkuar t’i lejojnë të zhvillojnë protestën për të cilën siç thanë kanë marrë leje paraprakisht.

Sipas tyre policia është duke ushtruar dhunë ndaj qytetarëve që janë në të drejtën e tyre për të protestuar.

E njëjta situatë paraqitet edhe në kryqëzimet e tjera të bllokuara nga protestuesit e PD. Në sheshin Uillson ka qenë deputeti i PD Gazment Bardhi i cili ka debatuar ashpër me efektivët e policisë që kanë kërkuar të lirojnë qarkullimin e automjeteve.

PD ka kërkuar 3 orë leje për të organizuar tubimet, duke nisur nga ora 17:00.

Ndërkohë policia, ka marrë masat për këto protesta, por u ka kujtuar organizatorëve se bllokimi i rrugëve është vepër penale.

Protesta do të zhvillohen në rreth-rrotullimin e Zogut të Zi, urës afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson”, pallati me shigjeta dhe rruga së Kavajës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026