Po futej në Turqi, policia kap 49-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar për vrasje
Policia ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, pasi tentoi të futej në Turqi me dokumente të falsifikuara.
I dënuar nga gjykata me 14 vjet burg për vrasjen e një personi, Petro Tane, 49 vjeç, nga Kuçova fshihej në Greqi.
Policia e kapi në flagrancë në përpjekje për t’u futur në Turqi, dhe e deportoi në Rinas.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2006 është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë, për vrasje dhe armëmbajtja pa leje.
Petro Tane, në vitin 1997, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin A. S.
Operacioni për kapjen e 49-vjeçarit u zhvillua nga Policia e Rinasit, FAST Albania, strukturat hetimore në Berat, dhe Policisë Kufitare turke.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos