“Po na dhunoni”, Gogu përplaset me Boçin: Na kënaqët, boll me predikime

19 Tetor 2023 | 21:34

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu u përplas me ish-deputetin demokrat Luçiano Boçi në studion e “Now me Erla Mëhillin” për zhvillimin e seancës së sotme të Kuvendit.

Gogu tha se opozita vijon të dhunojë mazhorancën rregullisht, ndërsa Boçi ironizoi duke pyetur nëse dhe kryeministri Rama është kaq i ndjeshëm sa deputetët.

“Nëse nuk e kuptoni dhunën sepse jeni familjarizuar shumë me të, nuk është problemi im, por të ndërpresësh dikë i cili sapo të ka dëgjuar me vëmendje dhe të ka lejuar që ta shprehësh mendimin tënd dhe është i gatshëm që atë opinionin që ti thua t’i përplasi me një opinion ndryshe, do të thotë që nuk kupton dhunën. Dhuna është problemi! Fillon me ndërprerjen e mendimit dhe pastaj shkon deri në ndërprerjen e seancës parlamentare,” – u shpreh Gogu.

“Dhuna është te dritat, i fiken dritat në Kuvend deputetit, e kupton ku jeni ju apo jo. Jeni bërë qesharak! Tani bëni dhe predikime ju për vlera, për parime. O ç’na kënaqët, lum kush ju dëgjon,” – ia ktheu Boçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026