“Po përshkallëzohet situata në veri të Kosovës”, Maliqi: Mjafton një plumb dhe…

14 Qershor 2023 | 21:26

Agon Maliqi, ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth situatave të fundit të krijuara në veri të Kosovës.

Ai tha se për fat të keq po shkojmë drejt një përshkallëzimi të situatës së veriut. Analisti tha se mjafton vetëm një plumb i vetëm që situata të marrë dimensione të pa menduara më herët.

“Mendoj se një konflikt më i madh mund të parandalohet nga NATO, por mund të ndodh gjithçka. Unë mendoj se po shkojmë drejt një përshkallëzimi më të madh pasi ka humbur dhe kontrolli në Veri. Kemi edhe serbët në veri që po shfaqin pakënaqësi ndaj Vuçiçit. Dje turmat po rrihnin pjesëtarët e listës serbe.

Aty ka elemente që janë jashtë kontrollit të Beogradit, mjafton vetëm një plumb, një polic i vrarë i Kosovës, apo një ushtarë i vrarë i Nato-s që situata të shkojë në një dimension të paparashikueshëm.

Kosova ka marrë sot masa për ndalimin e makinave serbe dhe mallrat serbe. Brenda dy tre javësh, po ndalove mallrat e serbëve  veriu do fillojë të ndiejë mungesën e mallrave dhe mund  të fillojë një tension i ri”,-tha për Euronews Albania, analisti Agon Maliqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026