“Po të ishte vrarë polic i KFOR?”/Abilekaj: Si po tenton Vuçiç të bëjë Serbi në veri

25 Shtator 2023 | 22:49

Gazetari Enton Abilekaj tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po tenton të bëjë Serbi në veri të Kosovës dhe diçka e tillë s’mund të quhet Asociacion, por separatizëm.

Sipas tij edhe perëndimi duhet të jetë i vetëdijshëm për “gogolin e Ballkanit” dhe të ketë kujdes kur trajton edhe Kosovën, edhe Serbinë njësoj, pasi bëhet fjalë për agresorin dhe viktimën.

“Ne këtë gogolin e Ballkanit, këtë që shkakton trazira në Ballkan duhet ta identifikojmë edhe për qasjen perëndimore sepse sot Perëndimi na i trajton agresorin dhe viktimën njësoj dhe kjo duhet theksuar nga Rama nga i pari. Agresori është ai që vrau, bëri gjenocid njëherë dhe është gati prapë sot të bëjë të njëjtën gjë. Çfarë tha Vuçiç dje? Vuçiç dje tha që po të mos ishin policë të Kosovës ata nuk do të kishte ndodhur kjo ngjarje, pra ai bëri mirë që e vrau se ishte shqiptar, se po të ishte i KFOR-it, ose serb nuk do të ndodhte. Vuçiç do polici serbe, do administratë serbe, do një enklavë serbe, do që aty përveç kufirit, që s’ka ca i bën, mundësisht të mos jetë as kufiri, të gjitha të tjerat të jenë serbe dhe ajo zonë të jetë Serbi, Serbia të bëjë çfarë të dojë dhe të jetë kot pjesë e territorit të Kosovës, por të jetë Serbi. Kjo çfarë quhet? Quhet Asociacion? Jo! Kjo quhet separatizëm,” – u shpreh Abilekaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026