Po transportonte 5 emigrantë ilegalë, në pranga 29-vjeçari i dënuar më parë në Angli

3 Shtator 2022 | 14:05

Një 29-vjeçar, është arrestuar ditën e sotme në Elbasan pasi po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last time”,  është vënë në pranga personi me iniciale, E.P banues në Tiranë, ndërkohë akuzohet për përsritje të e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

29-vjeçari i arrestuar, sipas policisë ka qenë i dënuar më parë, në Angli, për disa vepra penale.

“Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin E. P., i cili nuk e ka ndaluar automjetin, por ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe për pasojë ka dalë nga rruga kryesore.  Pas ndjekjes nga Policia, ky shtetas është ndaluar së bashku me automjetin që drejtonte, me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së. “- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026

Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet

Një konflikt me sende të forta është regjistruar mes dy personash mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin. Si pasojë e përleshjes,...
07:14 | 24/07/2026

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026