“Po vdesim nga ndotja”-avokati nga Elbasani proteston i vetëm para bashkisë
Avokati Gentian Serjani ka protestuar për ajrin e ndotur në Elbasan.
Ai i ka bërë thirrje çdo qytetari të reagojnë sipas mënyrës së tyre.
“Çdo familje elbasanase e ka përjetuar humbjen e jetës së një vëllai, motre, babai, nëne, kushëriri, kushërire ose fqinji apo fqinje, prej kancerit. Çdo qytetar/e Elbasanit e shpreh se: ‘po vdesim nga ajri ndotur’. Ndaj, ndërmora këtë veprim sot kundër heshtjes dhe mosreagimit të institucioneve,” – u shpreh Serjani.
Pak ditë më parë për rreth 3 ditë rresht, tymi mbuloi qytetin e Elbasanit dhe zonat rrotull, si pasojë e zjarrit të rënë në një masiv skrapi, në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik. Emetimet në atmosferë kanë qenë kolosale ndërsa për specialistët thonë se pasojat e gazrave që lëshohen nga bateritë e makinave, plumbi etj, janë të rrezikshme për jetën e njerëzve.
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin kryesisht për ndotje të ajrit ndaj kompanisë që operon me grumbullimin e skrapit. Në rast se hetimet nuk do të mbesin në mes, si zakonisht, për mungesë të ekspertëve, kjo do të jetë hera e parë që një biznes i madh hetohet për ndotje të mjedisit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:02 LIVE – Nis finalja e “ëndrrave”, Messi dhe Yamal përballë për kurorën botërore
- 20:46 FIFA publikon sondazhin, tifozët zgjedhin fituesen e finales Spanjë–Argjentinë
- 20:34 Publikohen formacionet zyrtare të finales së Botërorit 2026, Spanja me surpriza, Argjentina zbret me Messin
- 20:33 UEFA cakton një katërshe shqiptare për ndeshjen e Conference League
- 19:58 Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti
- 18:07 Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur