“Po vërtetoj çfarë thotë Shkodra për ty, që je…”, fjalët para vrasjes së gjyqtarit

14 Tetor 2025 | 18:54

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur mekanizmin e plotë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi më 6 tetor brenda sallës së gjyqit.

Për herë të parë janë bërë publike edhe fjalët që janë konsumuar në sallë pak çaste para krimit.

Sipas dosjes hetimore, Gjon Shkambi xhaxhai i atuorit të vrasjes  i është drejtuar gjyqtarit me fjalët: “Po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…”

Pas kësaj, gjyqtari Astrit Kalaja i është përgjigjur: “Vazhdo ti, vazhdo…”

Në këtë moment, Elvis Shkambi – nipi i Gjon Shkambit – ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me pistoletë disa herë drejt gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur brenda sallës nr. 3 të Gjykatës së Tiranës, në prani të disa personave të tjerë, përfshirë Ragip dhe Ervis Kurtajn – palë në proces.

Sipas dëshmisë së Ervis Kurtajt, ai ka tentuar të largohet së bashku me të atin, por autori ka qëlluar edhe në drejtim të tyre.

Si pasojë, Ervisi është plagosur në krahun e djathtë, ndërsa Ragipi ka marrë plagë në brinjë.

Dëshmia e Gjon Shkembit: “Jam viktimë, nuk dija gjë për vrasjen”

Gjon Shkambi, i cili shoqëronte nipin e tij në gjyq, ka mohuar përfshirjen në krim. Në dëshminë e tij përpara prokurorëve, ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për atë që do të ndodhte:

“Jam viktimë në këtë rast, nuk kam vrarë njeri, s’kam ditur gjë. Me nipin, Elvisin, kemi një pronë të përbashkët, për të cilën ishim në gjyq.”

Arma dhe provat e sekuestruara

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe hetimet, është sekuestruar arma e krimit – një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W Germany, Cal. 7.65 mm, Browning.” Arma kishte një fishek në fole dhe dy të tjerë në krëhër, gati për qitje.

Në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë është gjetur edhe një automjet tip “Mercedes-Benz”, me targa AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambit. Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur dhe sekuestruar 31 fishekë kalibri 9 mm, të cilët sipas ekspertëve janë fishekë manovër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026