Polemikat për Gonzaton, Berisha reagon nga parlamenti: Nuk kam fyer asnjë ambasador
Kreu i PD, Sali Berisha, reagoi lidhur me atë që u cilësua si sulm i tij ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore.
Berisha tha se nuk ka fyer asnjë ambasador, por kërkoi nga Gonzato që të tregojë se cila direktivë e BE mbështet këtë ligj.
“Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia këtu, siç do t’i shpreh haptas në çdo rast. Kam kërkuar nga ky parlament, dhe jashtë këtij parlamenti, nga ambasadori Gonzato, të na tregojë se cilën direktivë, se ai ka mbështetur këtë ligj dhe zonja Marta Kos deklaron se ai ka mbajtur qëndrimin e BE-së. BE funksionon me direktiva- cila direktivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore. Ta shoh, ta di, sepse ekspertë të shquar që unë njoh, më kanë konfirmuar se asnjëra nga direktivat e BE nuk kanë këtë terminologji, por janë që të gjitha në binaritet,flasin për burrin dhe gruan. Kjo është e tëra. Çdo lloj interpretimi sui generis është problemi i atij që e bën. Por unë përsëri dhe përsëri deklaroj këtu se jam kundër çdo forme diskriminimi dhe pabarazie, por jam në mënyrë kategorike kundër çdo përpjekje për të riformatuar antropologjinë njerëzore, binaritetin e gjinisë, Kushtetutën e Shqipërisë, kodet e vendit, të cilat sanksionojnë këtë binaritet si themel juridik të rendit kushtetues të Shqipërisë”, tha Berisha.
Kujtojmë se këtë të enjte, Berisha shënjestroi diplomatin duke thënë:
“Zotëri, ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, nuk na takojnë. Ti vetë je binar. Nuk merremi me jetën tuaj personale. Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta siç ka shpjeguar. Cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore?”
LEXONI GJITHASHTU:
Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin dhunë dhe vdekje
Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat
Të shtënat me armë ndërpresin festivalin në Toronto, ende asnjë i arrestuar për vrasjen e dy personave
- 09:12 Zelensky njofton zëvendësimin e kryeministres ukrainase
- 09:12 Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Bangladesh lënë 51 të vdekur
- 09:07 Kuvendi në seancë plenare, PD bojkoton punimet: Të plotësohen kërkesat e protestuesve
- 09:06 Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin dhunë dhe vdekje
- 09:03 Këmbimi valutor 13 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:59 Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat