“Policët në aksion të pambrojtur”, Ahmeti: Nuk kanë kushtet e duhura e as paguhen
Ish-shefi i Policisë, Krenar Ahmeti në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti ditën e djeshme, tha se tani duhet të ruhet qetësia deri në përfundim të hetimeve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ahmeti theksoi ndër të tjera se policët duhet të trajnohen në mënyrë që ngjarje të tilla të minimizohen.
“E rëndësishme është të dalë në dritë se si kanë operuar punonjësit e policisë. Në këto momente duhet të ruajmë qetësinë, t’ua lemë specialistëve të shprehen, organeve të hetimit. Kështu ngjarjesh ka pasur ka dhe do të ketë, çështja është se si do t’i minimizojmë. Minimizimi i problematikës do të sjellë rritjen e besimit te punonjësit e policisë. Policët duhet të trajnohen, nuk bëhen gjërat me urdhra. Policia është procedurë”- tha ai.
Sipas tij, nëse punonjësi i policisë nuk është vetë i sigurt as popullit nuk i jep siguri.
“Ne s’ia kemi plotësuar kushtet policisë. Policët në aksion janë të pambrojtur”- shtoi Ahmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?