“Polici i ajrimit u përlesh me Mjacajn”, kreu i Sindikatës kundërshton Akuzën
Pas ngjarjes në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë një prej të dënuarve, thuajse i gjithë zinxhiri komandues i këtij institucioni është ndaluar me urdhër të prokurorisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas hetimeve të deritanishme dhe nga marrja në pyetje e autorit, bëhet e ditur se arma e zjarrit është futur në burgun e Peqinit dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjacaj për rreth 20 dite.
Valentin Macaj, kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore tha në një intervistë për Euronews Albania se zinxhiri drejtues i burgut të Peqinit dhe forcat operacionale të burgut kanë mundur të vënë nën kontroll situatën shumë shpejt.
Macaj tha se është e pavërtetë që neutralizimi i Mjacajt u bë nga RENEA apo policia e shtetit, por nga vetë drejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe drejtori i burgut të Peqinit.
“Për 20 minuta kanë qenë në Peqin gjithë trupat e forcave operacionale, drejtori i burgjeve, që kanë vënë situatën nën kontroll, pastaj është lajmëruar policia. Policia njoftohet vetëm në mbështetje dhe nuk hyn brenda ambienteve të burgut. Ai është neutralizuar, duhet thënë që polici i ajrimit është përleshur me Mjacajn dhe ky i fundit i ka drejtuar edhe pistoletën në kokë, brenda regjimit nuk ka armë asnjë punonjës police. Nuk është tërhequr as punonjësi, as shefi i policisë dhe ka qenë ndërhyja e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve që e kanë neutralizuar bashkë me forcat e policisë së burgut”, tha Macaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit