Polici i turnit paralajmëroi se Ilvi Meta mund të vetëvritej, thotë KSHH
Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se ngjarja tragjike e ndodhur dy ditë më parë në Komisariatin e Kavajës, ku 31-vjeçari Ilvi Meta vari veten, mund të shmangej.
KSHH thekson se vëzhguesit e tyre verifikuan nga afër kushtet e dhomës së sigurisë ku ishte vendosur viktima, prej nga rezultoi se ajo nuk përmbushte kriteret e duhura.
Në raportin e KHSH nënvijëzohet fakti se në librin e dorëzimit të shërbimit, punonjësi përgjegjës ka identifikuar rrezikun për tentativë vetëvrasjeje të këtij shtetasi, por i riu nuk i është nënshtruar asnjë ekzaminimi mjekësor siç e parashikon kodi penal.
“Duke këqyrur në librin e dorëzimit të shërbimit të përgjegjësve të dhomave të sigurisë, nga ana e P.B, në datën 04.05.2022 në orën 19:00. Tërheq vëmendjen se në këtë libër është shënuar si porosi për personin që do të merrte në turnin e radhës, se duhej t’i kushtohej një vëmendje e veçantë të arrestuarit Ilvi Meta, pasi ky i fundit mund të tentonte të vetëvritej. Shënimi në këtë libër është firmosur nga P.B, i cili ka qenë duke lënë turnin, si dhe nga G.H i cili është punonjësi që ka marrë turnin si përgjegjës i dhomave të sigurisë”, thuhet në raport.
Një tjetër fakt që bie në sy nga vazhdimi i KSHH është se njëri prej punonjësve që kishte qënë prezent në kontrollin fizik të të ndjerit, kishte deklaruar se nuk i është gjetur asnjë lidhëse të ndjerit, si dhe bluza që ai mbante veshur nuk kishte kapuç.
31-vjeçari Ilvi Meta u vetëvar mbrëmjen e së enjtes në Komisariatin e Kavajës, disa orë pasi ishte shoqëruar për një vjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet i mbytur një 62-vjeçar në liqenin e Viroit në Gjirokastër
Aktivistët dhe qytatarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore
- 20:25 Muriqi rikthehet te Fenerbahçe
- 20:24 Meksika siguron kualifikimin dhe vazhdon rrugëtimin në shtëpi
- 20:22 Ancelotti njoftoi ndryshime kundër Haitit: Ne mundemi dhe duhet të bëjmë më mirë
- 20:19 Gabriel Magalhães: Të marrim mësime nga Arsenali dhe të reagojmë me Brazilin
- 20:09 Macron dhe Sanchez kundër kampeve të deportimit jashtë BE-së: Nuk janë efektive, bien ndesh me vlerat evropiane
- 19:53 Sulmet ruse në Ukrainë lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe 20 të plagosur