Policia bastis banesën e Artan Grubit, pak ditë pasi u shpall non-grata

16 Dhjetor 2024 | 15:58

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi të tijët në seli. Arsyeja e mbledhjes me drejtuesit politik dhe kryebashkiakëve është identifikimi i diasporës dhe krijimi i një libri të posaçëm me të dhënat e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe duan të votojnë në parlamentaret e 2025-ës.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, disa ditë pasi ai u përfshi në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara për korrupsion. Aksioni është pjesë e hetimeve për furnizimin e pajisjeve të lojërave të fatit në Lotarinë Shtetërore, një aferë që kap vlerën mbi 10 milionë euro. Grubi nuk është gjetur në shtëpi, ndërkohë që ai njoftoi në Facebook se ndodhet jashtë shtetit për një vizitë private dhe do të kthehet në Shkup pas përfundimit të angazhimeve. Bastisje është kryer edhe në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, një bashkëpunëtor i ngushtë i Grubit, por edhe ai nuk është gjetur. Burime jozyrtare thonë se Bajrami ndodhet në Kosovë, ndërkohë që në banesën e tij janë gjetur shuma të konsiderueshme parash. Operacioni është shtrirë në gjithsej nëntë adresa, përfshirë edhe shtëpitë e anëtarëve të Komisionit për Furnizime Publike në Lotarinë Shtetërore.

Hetimet kanë zbuluar parregullsi gjatë drejtimit të Bajramit në Lotarinë Shtetërore, një institucion që qeveria e re e ka konsideruar si një nga më të dyshuarit për keqpërdorime financiare. Një prej aferave më të përfolura është kontrata e Lotarisë me kompaninë “Hej” për marrjen me qira të ish-restorantit “Festina” në Vizbeg, ku janë ruajtur pajisjet e lojërave të fatit, të blera për një shumë prej 19 milionë eurosh. Marrëveshja e nënshkruar për një periudhë 10-vjeçare ka kushtuar 2.6 milionë euro, që i bie 21 mijë euro në muaj, trefish më shumë sesa vlera reale e tregut. Kryeministri Hristijan Mickoski, pasi anuloi këtë kontratë në shtator, e cilësoi atë si bazë për përgjegjësi penale, duke theksuar dyshimet për kriminalitet nga qeveria e kaluar.

Përveç kësaj, janë duke u hetuar edhe prokurimet publike të Lotarisë Shtetërore, përfshirë tenderët, kontratat e lidhura dhe dokumentacionin përkatës. Vëmendje të madhe kanë marrë edhe tri kompani të reja të lojërave të fatit: “77 Bits”, “Vezuv” dhe “Mozzart”, të cilat janë krijuar për organizimin e këtyre aktiviteteve. Në këto kompani, shteti ka 51% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër prej 49% zotërohet nga kompani private nga Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi. Shumica parlamentare VMRO-DPMNE dhe VLEN, në korrik, kërkuan interpretim autentik të Ligjit për Lojërat e Fatit, duke e cilësuar themelimin e këtyre kompanive si të paligjshëm. Pas këtij interpretimi, qeveria vendosi mbylljen e katër platformave online të kazinove në fund të shtatorit, për shkak të parregullsive, lëshimeve dhe dyshimeve për aktivitete të paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026