Policia e Kosovës: Nga 1 nëntori makinat me targa të huaja do qëndrojnë vetëm 3 muaj

13 Shtator 2025 | 08:03

Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka njoftuar se, nga 1 nëntori, pronarët e automjeteve me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj.

Ky vendim pritet t’i prekë veçanërisht pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, të cilët shpesh përdorin automjete me targa të Serbisë.

Një pjesë e qytetarëve, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar targat serbe me shkurtesa të qyteteve të Kosovës – si KM (Mitrovica e Kosovës), PR (Prishtina) e të ngjashme – i kanë riregjistruar automjetet në ndonjë qytet të Serbisë dhe kanë qarkulluar me autorizim.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se një gjë e tillë nuk do të lejohet më, pasi është në kundërshtim me ligjin.

“Nuk do të mundë të qarkullojnë më makinat nga Serbia vetëm me autorizim”, theksoi ai, duke sqaruar se kjo vlen për ata që kanë përdorur automjete të tilla me dokumente kosovare.

Në Serbi autorizimet për automjete lëshohen në bazë të letërnjoftimit dhe lejes së qarkullimit.

Në praktikë, kjo do të thotë se serbët e Kosovës, të cilët nuk e kanë ndryshuar vendbanimin në sistemin serb dhe qarkullojnë me targa të një qyteti në Serbi, figurojnë në autorizim me të dhënat e letërnjoftimit të lëshuar nga organet e Serbisë për qytetet në Kosovë – dokumente që autoritetet kosovare nuk i njohin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle të...
09:53 | 17/07/2026

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim. Selmani akuzohet...
09:20 | 17/07/2026

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026