Policia e Shtetit plan masash për rendin dhe sigurinë gjatë festave
Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë festave të fundvitit dhe ditëve të para të vitit të Ri 2026, duke kaluar në gatishmëri.
Për të parandaluar incidentet dhe ngjarjet kriminale, është shtuar prezenca e shërbimeve policore me uniformë dhe e Policisë Kriminale.
Për të shmangur radhët e gjata dhe për të siguruar lëvizjen e udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, do të intensifikohen monitorimet e qarkullimit rrugor, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, dronë, alkooltestues, si dhe shtimin e patrullave të lëvizshme të Policisë Rrugore në të gjitha qendrat urbane dhe akset rrugore urbane e interurbane.
Në shëtitore, zona pedonale, objekte kulti, sheshe publike, restorante, lokale dhe qendra tregtare në të gjithë vendin do të ketë rritje të prezencës së shërbimeve të Policisë, me qëllim parandalimin e konflikteve dhe ngjarjeve kriminale.
Gjithashtu, prej disa ditësh vijojnë kontrollet ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarre dhe kapsolla.
Rritja e gatishmërisë dhe shtimi i shërbimeve policore do të jenë të pranishme në banka, zyra të këmbimit valutor, qendra tregtare, tregje të ndryshme dhe objekte të tjera ku administrohen vlera monetare dhe materiale.
Shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Reparti Special RENEA do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast.
Policia e Shtetit iu bën apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie apo indicie për konflikte përgjatë ditëve dhe netëve festive.
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak