Policia gjermane vret 23-vjeçarin nga Kosova, prokuroria: Rrethanat nuk dihen

5 Shtator 2022 | 16:22

Policia gjermane ka vrarë një 23-vjeçar nga Kosova.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e të dielës, në një banesë në Lichtenberg.

23-vjeçari dyshohet se vrau një grua 27 vjeçare nga Ukraina.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Berlinit, Sebastian Buchner tha për Klan Kosova se nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Edhe marrëdhënia e viktimave është e paqartë.

Rreth orës 07:40, fqinjët dëgjuan britmat e një gruaje brenda pallatit dhe thirrën menjëherë policinë, shkruan media gjermane.

Kur oficerët hynë në apartamentin e katit të nëntë, u përballën me një pamje të tmerrshme.

“Atje, një burrë po godiste një grua me sëpatë”, tha zëdhënësi i policisë Stefan Petersen-Schümann të dielën pasdite përpara ndërtesës dhjetëkatëshe ku ndodhi krimi. Më pas policia përdori një armë zjarri duke vrarë burrin me sëpatë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe një pjesë të madhe të Evropës, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në...
09:28 | 14/07/2026

Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se Franca do t’i lejojë Ukrainës të prodhojë raketa franceze kruiz, bomba me precizion të lartë dhe raketa interceptuese...
08:14 | 14/07/2026

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Macron: Kievi do të blejë 16 avionë luftarakë Rafale dhe armatime

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi këtë të hënë se Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen e 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatime nga Kievi. Sipas tij njëri...
20:46 | 13/07/2026