Policia heq bllokadat e trafikut, të tjerë të ndaluar në Serbi

4 Korrik 2025 | 10:52

Policia me pajisje për shpërndarjen e protestave po heq bllokadat e trafikut nëpër gjithë Serbinë, ndërsa gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar edhe për arrestimet e para.

Studentët dhe qytetarët nisën të mblidhen herët në mëngjes, më 4 korrik, në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera, ku vendosën kontejnerë dhe pengesa të tjera në rrugë.

Forcat e forta të policisë ndërhynë për t’i larguar ata nga rruga. Nuk ka pasur incidente më të mëdha deri tani, pasi protestuesit po largohen vetë në trotuar sapo mbërrin policia.

Në qendër të Beogradit janë ndaluar disa pjesëmarrës të bllokadave, ndërsa arrestime janë shënuar edhe në Novi Beograd, afër Fakultetit të Arteve Dramatike.

Studentët në bllokadë kishin bërë thirrje një ditë më parë për një “bllokadë totale të Serbisë për shkak të brutalitetit policor”.

Thirrja erdhi pas aksioneve të policisë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut, kur në disa qytete u arrestuan gati 80 studentë dhe protestues kundër qeverisë.

Qytetarët dhe studentët që nga ora shtatë e mëngjesit kishin bllokuar kryqëzimin pranë Fakultetit Juridik në qendër të Beogradit, u tërhoqën nga rruga kur mbërritën kordonët e policisë.

Pasi policia largoi pengesat metalike dhe kontejnerët nga rruga, protestuesit u zhvendosën në një tjetër vend dhe vazhduan bllokadën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare

Disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë kundërshtuar vendimin për të bojkotuar seancën e një dite më parë në Kuvend, ku rendi i ditës ishte...
11:28 | 14/07/2026

Zbulohet problematika, pse c nuk “ndezi” përballë Anglisë

Erling Haaland nuk ishte në formën e tij më të mirë në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë dhe tashmë janë zbuluar arsyet që...
20:20 | 13/07/2026